Shtohet numri i shkodraneve tek Teuta. Perpos trajnerit Edi Martini dhe futbollisteve Arsid Kruja dhe Elmando Gjini, nga sot pjese e skuadres durrsake eshte edhe mbrojtesi Antonio Marku.
Gazeta “Shkodra Sport” ne fakt e paralajmeroi diten e djeshme rikthimin e tij ne kampionatin shqiptar pas tre viteve te suksesshme te kaluara ne Kosove dhe si rrjedhoje kane qene drejtuesit e ekipit te Teutes qe e kane bindur te hedhe firme per ta.
Konfirmimi i akordit dhe zyrtarizimi ka ardhur pak minuta me pare ne faqen zyrtare te klubit Teuta ku shkruhet:
Mirësevjen Antonio Marku!
KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mbrojtësi, Antonio Marku është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Suharekës në sezonin e fundit.
Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Marku, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durres ku po zhvillohen përgatitjet për sezonin e ri 2024/2025.