Stiven Shpendi ka tërhequr mjaft interes në Itali. Sulmuesi me origjine nga Puka ka shkëlqyer me fanellën e Çezenës në sezonin që kaloi, duke shënuar plot 12 gola. Lojtari i Kombëtares U21 është gati të hedhë një hap përpara në karrierë.

Interesi për të është mjaft i lartë, teksa së fundmi është hapur gara edhe në Serinë B për kartonin e tij. Përpos Palermos, Ternanës dhe Breshias, në radhë është shtuar edhe Piza.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e Shpendit për të ardhmen e tij. Natyrisht qe ai duhet ta shfrytezoje kete moment te mire per te lidhur nje kontrate me nje ekip me te forte.