Ish-lojtari i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, tashmë në rolin e trajnerit tek Egnatia U-21, në emisionin “SportZone” në MCN TV, deklaroi se lufta për titull do jetë e ashpër, mes tre skuadrave.Gjithsesi, Shtubina tha se dëshira e tij është që trofeu i kampionit të shkojë në Shkodër, për Vllazninë.

“Vllaznia është në rritje. Edhe këtë herë që isha në stadium ndaj Tiranës, ishte një skuadër e fortë, agresive, vrapon shumë dhe do jetë një ndeshje e fortë. Do jetë një luftë e fortë në mesfushë. Pasi të dyja ekipet kanë lojtarë të mirë në atë repart.

Mendoj se për titullin do jetë luftë e ashpër mes Partizanit, Tiranës dhe Vllaznisë, por unë dua që titulli të shkojë në Shkodër. Pa tifozllëk, mendoj se ajo e Balajt ishte penallti, pasi u ndal në shpatull nga mbrojtësi i Tiranës”- eshte shprehur Shtubina.

Nderkohe te dielen, Egnatia do te prese ne shtepi ekipin e Vllaznise dhe ne lidhje me kete ndeshje ish- futbollisti kuqeblu eshte shprehur ne kete menyre:

“Duhet të japësh maksimumin për të marrë fitoren në një kampionat si ai shqiptar. Me Laçin ishte një 3 pikësh i artë. Me një fitore skuadra ngjitet në renditje dhe me një humbje bien poshtë. Dua më të mirën për këtë skuadër, sepse kam punuar edhe unë për këtë ekip. Meritë apo dështim, do të jem edhe unë pjesë e kësaj skuadre.

“Dwamena ishte mungesë e rëndësishme për ekipin. Është një lojtar i cilësor ku skuadra mbështetet. Është një armë plus për ndeshjen me Vllaznisë, pasi na ndihmon shumë. Duhet përqendrim ndaj Vllaznisë, sepse nuk do jetë si ndeshja e fazës së parë. Duhet djersitur shumë për të marrë fitoren.

Kur pëson gol, akuzat janë ndaj portierit dhe mbrojtjes, por nuk është kështu. Kur luajmë në shtëpi, skuadra luan futboll dhe hapur, ky është problemi. Shpesh herë lojtarët dalin nga detyrat e tyre”- eshte shprehur Shtubina.