Vitet kalojnë por Ndriçim Shtubina nuk e ka ndër mend të “lëshojë terren”. Ndonëse para pak kohësh mbushi 32 vjeç, ai ka zhvilluar sezonin e tij me te mire ndoshta.

Ka luajtur në 34 ndeshje në formacionin e Laçit dhe ka shënuar 10 gola duke qenë golashënuesi më i mirë i kësaj skuadre ndonëse trajnerët e kanë vendosur të luajë edhe në mbrojtje, mesfushë apo dhe sulm.

Në një intervistë për “Shkodra Sport” futbollisti shkodran ka bërë të ditur se dëshira e tij është për të luajtur me Laçin edhe në sezonin e ardhshëm sepse tek kjo skuadër ndihet mirë. Megjithatë nëse nga Vllaznia ka ndonjë “sinjal” gjërat mund të ndryshojnë. Por gjithmonë pas ndeshjeve europiane që ai pritet të luajë me kurbinasit këtë verë. Ndiqni më poshtë intervistën e tij dhënë për gazetën tonë:

– Shtubina, a mund ta konsiderojmë sezonin e fundit me Laçin, më të mirin tuajin?

– Besoj se po. Kam zhvilluar një sezon të mirë si me gola ashtu edhe ndeshje te luajtura. Kam nderruar shume role ne loje e kjo eshte diçka pozitive.

– Do vazhdosh me Laçin edhe sezonin e ri?

– Une ndihem shume mire ketu te Laçi sepse ketu me perashtatet çdo gja. Por ne futboll ndodh çdo gje dhe ende nuk mund ta them me siguri nese do te jem edhe sezonin e ri tek Laçi apo jo.

– Ti je ende nen kontrate me kete ekip?

– Deri pas ndeshjeve të Kupave të Europës është e sigurtë se do të jem pjesë e Laçit. Pas ndeshjeve europiane do flas me presidentin, por deshira ime eshte te rri ketu edhe sezonin e ardhshem.

– Nderkohe të flasim pak për Vllazninë e cila është ringjitur ne Superlige. E pritshme kjo gje per ju?

– Nuk mund ta shikoja Vllaznine duke luajtur ne kategorin e pare sepse nuk i shkon kesaj skuadre. Une besoj qe Vllaznia ka “zene mend” nga gabimet edhe s’besoj qe te jete me ne kete gjendje.

– Ju do ishit i gatshem te ritheheshit nese do jua kerkonin?

– Po normal qe po, pas ndeshjeve europiane do te isha i gatshem te flisja me drejtuesit e Vllaznise. Ia kam borxh nje gje te tille sepse fale Vllaznise jam ky qe jam sot. Tek kjo skuader jam rritur, atje mesova çdo gje nga futbolli.

– Po flitet se tek Vllaznia duhet nje reforme totale ne skuader. E gjykoni edhe ju keshtu?

– Mendimi im eshte qe te ruhet grupi dhe me disa blerje te lojtareve cilesore qe te kete konkurrence ne ekip ne menyre qe asnjeri mos ta kete vendin e sigurte ne formacion. Keshtu besoj qe skuadra do jete ma e forte.

– Prisni nje Vllazni ndryshe ne sezonin e ardhshem?

– Besoj se diçka do ndryshoje, sepse e thashe se drejtuesit do te kene nxjerre mesimet e duhura dhe do ta kene kuptuar se ku kane qene gabimet qe çuan ne renien e skuadres nga Superliga.
© shkodrasport.com