Në ndeshjen e sotme kundër Vllaznisë, në formacionin e Laçit kanë luajtur edhe dy shkodranët Ndriçim Shtubina e Denis Pjeshka, të cilët janë aktivizuar për 90 minuta në fushën e lojës.
Por përveç tyre, ka debutuar edhe koplikasi Enis Çokaj i cili siç dihet është huazuar ditët e fundit tek ky ekip nga Lokomotiva e Zagrebit. Ndërkohë ka munguar në këtë ndeshje shkodrani tjetër Abdurrahman Fangaj.
Trajneri Prenga i ka lënë në fushë gjatë gjithë kohës tre lojtarët e mësipërm. Pjeshka rikthehet të luajë 90 minuta të plota pas shumë kohësh ngaqë vjen pas operacionit në gju.
Ai është dukur në një formë të mirë sportive dhe tashmë i duhet të luftojë fort për të fituar vendin e titullarit në formacion. E njëjta gjë edhe për Çokajn i cili është i ri në moshë por duhet të fitojë besimin e trajnerit Prenga.
Laçi ka bërë mirë në kampionat në gjysmën e parë të tij dhe kuptohet që do të luftojë fort deri në fund për të qenë sërish në Kupat e Europës.
© shkodrasport.com