Egnatia – Tirana fida e vlefshme për javën e dytë të Superligës, do të zhvillohet ditën e dielë në orën 17:00. Dhe pse startuan me humbje ndaj Partizanit në javën e parë me shifrat 2-1, te kampi rrogozhinas pritshmëritë për sfidën kundër Tiranës janë shumë të larta.
Kjo është konfrimuar dhe nga vetë drejtori sportiv i Egnatias Ndriçim Shtubina. I ftuar në emisionin “Skaner” të “MCN TV”, gjatë diskutimit u shpreh duke thënë: “Nuk jam i kënaqur me 1 pikë, nuk do të tregohem modest as këtë herë. Edi forcën e ekipit dhe kam shumë besim te ky ekip.
Duke parë edhe skuadrat, nuk ka ndonjë diferencë nga njëra-tjetra. Unë kam besim te skuadra, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe t’i marrim ndeshjet një nga një.
Unë kam mendimin, se Tirana nuk do jetë aq e fortë sa vjet. Edhe Xhixha mendoj se do vuajë këtë vit, sepse iu largua një partner shumë i mirë në sulm”.
Kujtojmë që Egnatia ka bërë një merkato të mirë duke afruar mes shumë emrash dhe lojtarë me eksperiencë në Superligë, gjë kjo që ka rritur ndjeshëm kualitetin dhe pritshmëritë e stafit drejtues.