Një nga lojtarët më me eksperiencë te Laçi, Ndriçim Shtubina është “sakrifikuar” shpeshherë te skuadra kurbinasve, duke mbuluar shumë pozicione dhe duke luajtur edhe i dëmtuar.

Pas ndeshjes kundër Flamurtarit, mbrojtësi Shtubina tha: ” Fjala titull për ne nuk duhet ta dëgjojmë se është shumë larg, se kemi lojtarë të rinj e nuk e durojnë presionin për titull.

Skuadra po luan mirë, lufton, çdo ekip ka probleme po do t’i rregullojmë në stërvitje.

E rëndësishme për mua është të jem në lojë, se minutat më mbajnë në formë, nuk ka rëndësi se ku, trajneri vendos ku jap më shumë dhe ka nevojë skuadra.

Laçi i vitit të kaluar, treshja e sulmit u largua, u munduam ti zëvendësojmë pro nuk është e lehtë. Do kohë, Skuadra e ruan agresivitetin dhe shpirtin garës që e ka pasur ndër vite.

Kampionati është shuam i fortë. Janë lojtarë që kanë vrapuar shumë, këta që kanë ardhur duan kohë”,- tha Shtubina./vipsport/