Pas tre sezonesh ne Rrogozhine, Ndriçim Shtubina u rikthye kete vere ne “shtepi” duke marre detyren e zevendestrajnerit te Vllaznise. Por nderkohe, kete te premte do te rikthehet serish ne Rrogozhine, por kete here si “mysafir” per t’u ndeshur kunder Erzenit, skuadres qe e ka zgjedhur stadiumin e ketij qyteti per luajtjen e ndeshjeve te tij.
Ish- sulmuesi kuqeblu tashme eshte krahu i djathte i Migen Memellit dhe padyshim qe eshte i gezuar per startin me fitore te kampionatit, pas suksesit te arritur ne shifrat 3-1 ndaj Kukesit ne javen e pare. Duke folur ne lidhje me kete ndeshje, Shtubina ne “Star Sport” eshte shprehur:
“Dihet që pas çcdo fitoreje Vllaznia feston shumë, por këtë vit kanë ndryshuar gjërat, duhet të tregohemi më të kujdesshëm. Normalisht që edhe festa duhet, por jo për shumë gjatë, pasi ndeshjet vijnë një pas një dhe është një problem shumë i madh.
Gjithsesi skuadra luajti shumë mirë. Trepikëshi i parë është shumë pozitiv edhe nga ana psikologjike. Kam besim te kjo skuadër, jo se fitoi ndaj Kukësit, por nga mënyra se si stërvitet, dëshira dhe disiplina që është në skuadër”.
Shtubina nderkohe ka folur edhe per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje te premten ne transferte ndaj Erzenit, nje skuader qe e vlereson si me te forte se Kukesin e javes se pare.
“Erzeni ka një ekip me cilësi. Pjesën e sulmit e kanë mirë. Për mendimin tim, Erzeni është më i fortë se Kukësi. Duhet të bëjmë shumë kujdes, të jemi vigjilentë për të bërë lojën tonë dhe për të marrë atë që kërkojmë”- eshte shprehur zevendestrajneri i Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/