Futbollisti i Laçit, Ndriçim Shtubina tha për mikrofonat e “Supersport” se ndihet shumë mirë fizikisht dhe është gati të luajë në cilindo pozicion që trajneri i kërkon.
I pyetur për disa tema të ndryshme, Shtubina tha pas ndeshjes kundër Luftëtarit:
“Luftëtari ka një kundërsulm si vjet, por pak më i dobët se vjet. Ne luajtëm më shumë në qarkullimin e topit. Skuadra jonë ka gjithmonë dëshirë.
E kam vështirë të zgjedh, por në mbrojtje ndihem mirë. Gjithsesi është trajneri ai që e vendos. E rëndësishme është të luaj.
Është e vështirë të flasim për titullin, jemi skuadër me djem të rinj, nuk duhet t’i ngarkojmë psikologjikisht. Kemi disa lojtarë që nuk janë aktivizuar. Më të fortë do bëhemi, javë pas jave.
Unë kam krijuar një stabilitet dhe regjim, për të zgjatur sa më shumë jetën në sport. Stërvitemi mirë, çdo kush e mban rregjimin individual. Kjo ana fizike më ka mbajtur këtu.