Lojtari më i mirë i ndeshjes mes Laçit dhe Partizanit, ishte Ndriçim Shtubina, edhe autori i golit të vetëm me penallti, dhe për “Supersport” deklaroi:

E besonit se mund të bënit kthesën ndaj Partizanit?

E kishim besimin, rezultatit nuk i dihet, por kisha besim se skuadra do reagonte. Nëse luajmë kështu, do fitojmë. Shpresojmë të kemi edhe këtë ritëm. Me këtë fitore, kthehet edhe cilësia.

Çfarë ju karikon, edhe me gjithë këto mungesa sot?

Unë e kam atë pjekuri, jam i gatshëm për ekipin në çdo moment. Trajneri vendos kush luan, kam qenë edhe në stol. Jam i gatshëm të luaj kur të më fusë trajneri, qoftë edhe 2 minuta.

Ku preferoni të luani në fushë?

E kam të vështirë të flas, sepse kam bërë shumë role, por krahu i djathtë dhe sulmuesi janë dy rolet që preferoj më shumë.