Sapo ka përfunduar miqësorja mes Turbinës dhe Egantias me rezultatin 1-2. Takimi luhet në stadiumin ”Nexhip Trungu”. Niveli i lojës ishte i kënaqshëm, duke patur parasysh që nuk bëhet fjalë për një ndeshje zyrtare.

Golat për të besuarit e Gugash Maganit u shënuan nga Shtubina dhe Mustafaj. Magani synon ruajtjen e formës fizike të lojtarëve. Synimet për sezonin e ardhshëm janë të mëdha dhe kërkohet rikthimi në elitën e futobllin shqiptar.

Merkato e bërë ka qënë në nivele të larta, çka të jep përshtypjen se diçka e madhe do të ndodhë. Lojtari me i spikatur qe eshte ofruar te kjo skuader padyshim qe eshte shkodrani Ndriçim Shtubina.

Ai po tregon nje forme shume te mire sportive dhe goli i sotem ishte i gjashti rradhazi ne po kaq ndeshje te luajtura me fanellen e Egnatias. Nje ecuri e shkelqyer e ketij futbollisti qe ndonese eshte 33 vjeç vazhdon te tregoje nje forme te mire sportive.

Ne fakt te Vllaznia, me perfundimin e sezonit te kaluar nuk e preferuan dhe per rrjedhoje nuk e ftuan per te biseduar per rinovimin e kontrates dhe kesisoj Shtubina iu pergjigj fteses se Egnatias, per me teper qe thuhet se oferta financiare e saj ka qene shume e mire.

Dhe shkodrani po ua shperblen drejtuesve te kesaj skuadre me lojen dhe golat e tij, megjithate ata tani po shenohen vetem ne miqesore dhe te gjithe presin golat prej tij edhe ne ndeshjet zyrtare sepse Egnatia do te kete pretendime serioze ne sezonin e ri./shkodrasport.com/