Ndriçim Shtubina ka zyrtarizuar në ditën e djeshme, kalimin e tij drejt ekipit të Laçit. Mesfushori shkodran u largua nga Kukësi, pasi nuk arriti dot të shprehej në fushën e lojës.
Vetë futbollisti nëpërmjet faqes së tij në “Facebook”, do të shprehej për transferimin e tij drejt ekipit të Gentian Mezanit. I kontaktuar nga “Vip Sport”, futbollisti sqaron kontratën e re, por ka edhe një premtim për tifozët e Laçit.
“Po është e vërtetë, kam firmosur me ekipin e Laçit.
Unë dua të falënderoj drejtuesit e këtij klubi, pasi këmbëngulën për ardhjen time në këtë ekip. Kontrata e re skadon në fundin e sezonit, por me opsionin për ta zgjatur edhe një vit. Premtimi për tifozët? Do të mundohem t’i bëj për vete, ashtu siç kam bërë edhe tifozët e Vllaznisë”, është shprehur Shtubina. /vipsport.al/