Ndriçim Shtubina është kthyer përsëri te Vllaznia e tij, aty ku ka mbajtur shiritin e kapitenit e për shumë vite ka veshur me sukses fanellën kuqeblu. Ai ishte larguar mes polemikash me drejtuesit e klubit, por është kthyer me dëshirën për të ndihmuar këtë skuadër të lërë pas vitet e turbullta.

Ka qëndruar larg dy vite, gjatë të cilave ka shkëlqyer me fanellën e Laçit duke u bërë në personazh kryesor për kurbinasit.

“Sinqerisht që me Laçin kam kaluar dy vite të suksseshme të karrierës se kam shënuar gola, kam kaluar ture në Europë, kam qenë lojtar kryesor. E falënderoj si klub se më ka mbajtur në formë, në tregun e futbollistëve cilësorë, kam arritur edhe unë atë që kam dashur dhe jemi ndarë si burrat.

Vij te skuadra ime ku jam formuar, rritur e edukuar nga ana sportive. E tregova këtë edukatë që më ka treguar Vllazzia në klubet e tjera, tani kthehem të vazhdoj në ritmet e duhura”, tha Shtubina për RTSH.

Por si është të kthehesh në një klub që po mbijeton mes pasigurisë për të ardhmen sa i përket administrimit nga Bashkia në një situatë të paqartë politike. “Unë që në momentin që u takuam për të ardhur të Vllaznia, kamë marrë vendim të bëj punën time në fushë, problemet e klubit ua lë drejtuesve, unë do të bëj punën time.

Drejtuesit po mundohen të bëjnë zgjedhjet e duhura, unë kam ardhur me synimin të punoj në fushë dhe të bëjë punën si sportist. Vetë nuk shquhem për ndonjë që  mund të bëjë probleme në ndonjë ekip dhe ndaj kam krijuar respekt kudo”, tha Shtubina. /vipsport/