Ish-kapiteni i Vllaznisë dhe aktualisht drejtues pranë akademisë kuqeblu, Ndriçim Shtubina, ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” së fundmi. Ish-sulmuesi ka komentuar ecurinë e skuadrës shkodrane së fundmi, duke nxjerrë në pah edhe disa “problematika” të vogla.
Shtubina thekson se ky pushim i kampionatit duhet t’i shërbejë për të reflektuar ekipit që, sipas tij, i ka të gjitha shanset për të arritur tek titulli kampion.
Shtubina, si e shihni këtë fund edicioni në Superiore?
Besoj se ky fund kampionati po zhvillohet shumë interesant. Sepse po luhet në çdo front, si për zonën e sipërme të tabelës ku kërkohen dy vendet e para të renditjes, por edhe për zonën e rënies nga kategoria. Them se do të jetë një garë shumë e ashpër, deri në minutën e fundit të sezonit, pasi besoj se çdo gjë do të jetë e hapur.
Janë skuadrat brenda pritshmërive dhe asaj çfarë kanë shfaqur në fushë?
Them se tabela e klasifikimit nuk gënjen aspak. Ekipet janë pikërisht në vendet ku duhet të ishin duke parë atë çfarë kanë dhuruar në fushën e lojës. Personalisht nuk jam i surprizuar nga asnjë ekip sepse secila skuadër e meriton vendin ku ndodhet aktualisht në tabelën e klasifikimit.
Vllaznia ka patur luhatje, pse vjen kjo sipas jush?
Vllaznia ka patur disa probleme nese mund t’i cilesoj te tilla. Mesfusha ndoshta ka qene reparti qe nuk ka dhene ate çfare duhej. Kuptohet qe demtimet e shumta kane ndikuar ne kete drejtim. Si rrjedhoje trajneri Brdariç eshte detyruar qe shpeshhere t’i ndryshoje titullaret dhe kjo ka ndikuar ne ecurine e skuadres. Tashme qe ekipi eshte thuajse i kompletuar, e shoh ate me te forte dhe te afte per te perballuar sfidat.
Ndeshja e rradhes, do te jete ajo ndaj Egnatias, si e parashikoni?
Do te jete nje ndeshje e bukur ne mes dy skuadrave qe kane cilesi ne sulm dhe qe dine te luajne futboll. Pres nje ndeshje te hapur dhe per t’u shijuar nga te gjithe ku padyshim qe dua suksesin e Vllaznise. Megjithate si do qe te jete rezultati perfundimtar, nuk e besoj se do te jete aq percaktues ne fund.