Ndriçim Shtubina, padyshim që ka qenë lideri i Laçit në këtë pjesë të parë të sezonit në Superiore. Shkodrani që ka një eksperiencë të pasur në elitë, madje edhe me skuadra nga më të mirat në vend, në një prononcim që ka dhënë për “TV1 Chanel” , në qytetin e Shkodrës ka pohuar:
“Jam i lumtur dhe mbi të gjitha i vlerësuar në radhët e skuadrës së Laçit. Uroj dhe shpresoj shumë që të kemi këtë ecuri deri në fund të sezonit për të realizuar edhe objektivat tona”.
Shtubina nuk mund të harrojë pa përmendur edhe Vllaznisë dhe të analizojë ecurinë e saj, aty ku i bë i njohur, por ka kaluar edhe një pjesë të rëndësishme të karrierës.
“ Nuk dua të ndalem shumë, por një këshillë kam. Duhet që të nisin që të mendojnë që tani për sezonin e ardhshëm. Superiorja është mjaft e egër. Besoj se e kanë një shembull, Tiranën, që edhe pse u rikthye në elitë, por po vuan shumë.
Ndaj edhe në Shkodër nuk duhet që të përsëritin gabimet e bardhebluve”, – tha Ndriçim Shtubina, i cili ka realizuar deri më tani 6 gola shumë të rëndësishëm me skuadrën e Laçit në Superioren tonë./vipsport/