Gatishmëria e tij për të ardhur në Shkodër dhe për t’u bashkuar sërish me Vllazninë duket se nuk ka gjetur të njëjtën përgjigje nga drejtuesit e kësaj të fundit. Ndriçim Shtubina për rrjedhojë nuk do të jetë pjesë e kuqebluve për vazhdimin e sezonit ndërkohë që karrierën e tij do ta vazhdojë me një skuadër tjetër. Bëhet fjalë për një tjetër ekip të Superligës shqiptare. Ai është Laçi.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë lojtari pak minuta më parë më një postim në rrjetin social “facebook” ku shkruan emrin e skuadrës së tij të re.

Menjëherë në adresë të tij kanë vërshuar urimet dhe tashmë ish- kapitenit të kuqebluve i duhet të nisë një aventurë të re. E pesta për të në ekipet e Superligës shqiptare, pas atyre me Skënderbeun, Vllazninë, Flamurtarin, Kukësin dhe tashmë me Laçin.

© shkodrasport.com