U krijua përshtypja se kampionatet e kampionatit nuk do të prekeshin nga “epidemia” e shtyrjeve për shkak të situatës atmosferike në vend, por nuk ka ndodhur kështu. Nga sa bëhet e ditur, Federata Shqiptare e Basketbollit ka lajmëruar në orët e drekës përfaqësuesit e klubeve.
Një gjë e tillë konfirmohet nga pjestarë të ekipit të Vllaznisë të cilat janë njoftuar nga trajneri i tyre Bledar Gjeçaj se ndeshja e nesërme me Partizanin, e planifikuar për t’u luajtur në orën 18.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të mos luhet. Ajo është vendosur të luhet në mesjavë bashkë me ndeshjet e tjera të javës së parë të fazës së dytë të kampionatit. Të paktën gjithnjë nëse situata atmosferike do të përmirësohet.
© shkodrasport.com