Vetëm 45 minuta loje janë zhvilluar midis Flamurtarit dhe Laçit, pasi pjesa e dytë ka qenë e pamundur të niste, kjo për arsye se reshjet e shiut kanë qenë me intensitet të lartë dhe në fushë ishte e pamundur të luhej. Arbitri Juxhin Xhaja ka provuar me kapitenët, duke hedhur topin në disa zona të fushës, por qartësisht nuk mund të luhej futboll normalisht. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 për laçianët, me 11-metërsh shëndërruar në gol nga Rexhinaldo.
Ndërsa 45 minutat e mbetura do të luhen nesër duke nisur nga ora 14:00. Drejtori teknik i Flamurtarit Ardi Ciruna, tha për Supersport: “Ishte e pamundur të luhej, të dyja skuadrat ishin dakord që të shtyhej sfida për nesër”,