Ishte programuar per t’u luajtur sot, por nuk do te ndodhe keshtu. Ndeshja me e rendesishme e kampionatit kombetar te futbollit te femrave eshte shtyre me 48 ore.

Ka qene nje kerkese e klubit te Gramshit per ta shtyre ndeshjen dhe si rrjedhoje, Federata pas nje komunikimi edhe me drejtuesit e Vllaznise dhe perfundimisht eshte rene dakord qe kjo ndeshje te luhet diten e hene ne ora 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi’.

Perballja ne mes dy skuadrave te kreut te renditjes ishte planifikuar te luhej diten e sotme ne te njejtin orar dhe pritet me interes. Vllaznia kryeson renditjen me 5 pike me shume sesa Gramshi dhe sigurisht qe eshte pretendentja kryesore per fitimin e titullit kampion edhe kete sezon./www.shkodrasport.com/