Vonesa e plotësimit të dokumentacionit për koronavirusin është bërë shkak i shtyrjes së ndeshjes Drita-Inter d’Escaldes, e vlefshme për raundin paraeliminator të Ligës së Kampioneve.
Në një komunikim zyrtar, kampionët e Kosovës bënë me dije arsyen e spostimit të orarit të takimit nga ora 18:00 në orën 19:30.
NJOFTIMI I DRITËS
Ndeshja me Inter d’Escaldes shtyhet per ne oren 19:30.
Arsyeja eshte vonesa e plotesimit te dokumentacionit per COVID-19 nga organizatori per dy ekipet.
FC DRITA