Kategoria Superiore e moshave U-21 ka zhvilluar sot ndeshjet e mbetura për javën e 15. Nga tre duelet e projektuara për në mesditë, u zhvilluan vetëm dy pasi dueli mes Shënkollit dhe Vllaznisë që do duhej të luhej në Fushën Sportive Porto, është shtyrë prej kushteve të motit.
Sektori i Garave prane Federates Shqiptare te Futbollit ka vendosur qe ta shtyje kete takim per diten e neserme dhe ai do te luhet serish ne te njejten ore, pra ne 13:00.
Nderkohe Tirana ka fituar 1-3 me Laçin në transfertë. Bardheblutë kanë kaluar në avantazh me Sefën, ndërsa Alia ka çuar shifrat në 0-2. Në të 65 minutë, Prenga ka rihapur ndeshjen, ndërsa në të 90 Gjuzi ka vendosur vulën për 1-3.
Kukësi ka humbur 0-1 me Turbinën në shtëpi, falë një goli në limite nga De Lima. Pas 15 javësh kryeson Bylis me 36 pikë, ndjekur nga Laçi me 32. Në fund të klasifikimit Akademia e Futbollit me 3 pikë.