Tirana më 12 qershor kishte vendosur të rikthehej në stërvitje, për të nisur përgatitjet për pjesmarrjen në Europë. Por ditën e djeshme bardheblutë nuk kanë zbritur në fushën e lojës. Kjo do të thotë se është shtyrë stërvitja e kryeqytetasve.

Nga shtypi i shkruar bëhet e ditur se kontratat e një pjesë të lojtarëve janë bërë shkak. Disa prej futbollistëve kërkojnë paradhënie, ndërsa disa të tjerë akoma nuk kanë vendosur nëse do të jenë pjesë e nënkampionëve edhe për sezonin e ardhdhëm apo jo.

Albano Aleksi sdhe klubi kanë arritur marrëveshjen për rinovimin, por duket se pengesë është paga dhe po shtyn zyrtarizmin. Ndërkohë që janë disa lojtarë të rinj që përflitet për të veshur fanelën bardheblu, por problemi qëndron se kërkojnë paradhënie.

Këto janë disa nga arsyet që kanë bërë që stërvitja e bardhebluve të shtyhet dhe Orges Shehi të mos grumbullojë skuadrësn, pasi kërkon që kur të zbresi në fushë të ketë të plotë të gjithë grupin./newsport/