Juventus, në pritje për të mësuar të ardhmen e trajnerit Allegri, vazhdon punën në merkato. Bardhezinjtë duan të përforcojnë të gjitha repartet dhe janë në kërkim të goditjes së bujshme.
Klubi i Agnelli-t, sipas “Daily Mail”, mësohet të ketë vënë në shënjestër Philippe Coutinho-n, largimi i të cilit nga Barcelona do të bëhej akoma më i mundshëm në rast të transferimit të Griezmann te katalanasit.
Për brazilianin interesohet edhe Chelsea, por londinezët nuk mund të bëjnë asnjë lëvizje në merkato për momentin për shkak të bllokimit të vendosur nga FIFA./telesport/