Shtypi argjentinas ka qenë unanim pas humbjes skandaloze 6-1 të Argjentinës në Spanjë, duke kritikuar ashpër skuadrën e drejtuar nga Horge Sampaoli.
Olé: “Disfatë historike. Na duhen tre Mesi. Humbje e tmerrshme me goleadë kundër Spanjës, pa Mesin dhe me një ekip të brishtë si rrallëherë.
Një goditje e rëndë, nga ato që dhembin shumë. Nuk është normale të pësosh 6 gola dhe të dominohesh nga Spanja në atë mënyrë. Tre muaj para Botërorit, është një goleadë që do të ndihet shumë”.
Clarín: “Katastrofë në Madrid. Spanja turpëroi kombëtaren tonë, me një goleadë historike. Spanja ka gjithçka Sampaoli e kërkon nga Argjentina”.
TyC Sports: “Katastrofa e dekadës, duket një zakon për Argjentinën, nga 5-0 me Kolumbinë në vitet 90, te 6-1 me Bolivinë në vitet 2000 dhe tashmë 6-1 në Spanjë”.
La Nación: “Një shuplakë në fytyrë. Duhet të zgjohemi dhe të kuptojmë realitetin. Pa Mesin, Argjentina nuk është e madhe. Mund të bëjë gjithçka, por nuk luan dot mirë dhe nuk është kandidate për të fituar Botërorin”./sport-ekspres/