Rënia e Vllaznisë nga kategoria pas 57 vitesh sigurisht që do të merrte vëmendjen e duhur edhe në faqet e para të shtypit të sotëm sportiv.
Dhe jo më kot, sepse kemi të bëjmë me skuadrën më të vjetër të futbollit shqiptar.
Të gjithë shprehin keqardhjen për këtë gjë megjithatë tashmë ky është realiteti.
E kjo është pasqyruar edhe në shtypin e shkruar sot.
Kështu, në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” shkruhet: “Shkodra në lot, Vllaznia bie nga kategoria pas 57 vitesh”.
Po ashtu, në faqen e parë të kësaj gazete ka edhe një shkrim tjetër ku shkruhet: “Edi Martini: Partizan, bota është e rrumbullakët”.
Ndërsa në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” shkruhet: “Nder pa vlerë për Vllazninë, Korça më pas “e djeg” për titullin.
Por për më tepër lexoni më poshtë të plota faqet e para të këtyre gazetave: