Rikthehet vëmendja për Shkodrën dhe Vllazninë në faqet e para të shtypit të sotëm sportiv por ky rikthim në fakt është për keq. Një ndodhi dje në stërvitjen e kuqebluve ku ka patur prezencë të uniformave blu, është shfrytëzuar për të nxjerrë në pah një problem shumë serioz, atë të kërcënimit të trajnerit të kësaj skuadre. Gazeta “Panorama Sport” vjen sot me kryeartikullin: “Skandali, kërcënohet trajneri i Vllaznisë”.

Më poshtë është nëntitulli: “Gjokës iu bë presion për shkak të detyrës para ndeshjes me Kamzën”. Edhe më i rëndë kryeartikulli i “Sport Ekspres që shkruan: “Xhungël shkodrane”. Kriza e thellë e Vllaznisë nuk është vetëm në aspektin sportiv. Trajneri Ernest Gjoka ka marrë kërcënime nga “të fortët e qytetit”, bashkia është ende në ajër për të ardhmen”. Po ashtu, kjo gazetë ka edhe një artikull për një tjetër shkodran ku shkruhet: “Takaj takon Cungu”. Ja faqet e para të këtyre dy gazetave sportive të ditës së sotme: