Zhurma e bërë rreth arbitrave të huaj për ndeshjen Teuta- Vllaznia ka marrë fund dhe tashmë të dyja skuadrat duhet të mendojnë për betejën në fushën e lojës sepse ajo do të drejtohet nga arbitra shqiptar.
Kjo mësohet edhe nga deklarata e administratorit të klubit shkodran në shtypin e sotëm sportiv.
Kështu, në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” është artikulli me titull: “Gjyrezi: Donim arbitër të huaj, jemi të qetë edhe me shqiptar”.
Ndërsa në gazetën tjetër të përditshme sportive, atë “Panorama Sport” as sot nuk ka asnjë artikull në lidhje me Vllazninë dhe me sportin shkodran.
Gjithsesi, për më shumë, lexoni më poshtë të plota faqet e para të plota të gazetave të sotme sportive: