Pragndeshja me Partizanin, momenti i mirë që po kalon skuadra shkodrane, premtimi i tifozëve për të mbushur stadiumin apo dhe një thirrje e ish- futbollistit të Vllaznisë Luan Zmijani për të mundur të kuqtë, kanë zënë faqet e para të gazetave të sotme sportive.

Kështu në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” është artikulli me titull: “Luan Zmijani: Vllazni, duhet t’i mundësh të kuqtë!”.

Ndërsa në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” është artikulli me titull: “Vllaznia momenti më i mirë, tifozët gati të mbushin stadiumin”.

Por të plota, faqet e para të këtyre dy gazetave sportive të ditës së sotme, mund t’i lexoni më poshtë: