Titujt e gazetave të sotme sportive padyshim që do të kishin në qendër të vëmendjes humbjen e djeshme të Vllaznisë ndaj Laçit brenda në “Loro Boriçi”. Jo më kot, “Sport Ekspres” është hapur me kryeartikullin: LAÇ PUSHTON SHKODREN. Më poshtë shkruhet se Vllaznia rikthehet në krizë dhe përmbyset nga kurbinasit.
Laçi i Mezanit njeh vetëm ngjitje. Ndërkohë në faqen e parë të “Panorama Sport” ka një artikull ku shkruhet: “Laçi spektakolar, Vllaznia sheh fantazma”. Sigurisht që shkodranët “ia bënë vetes”. Në rast fitoreje, shkrimet e sotme do ishin ndryshe. Ja faqet e para të gazetave të sotme: