Kristiano Ronaldo po kalon një moment, ndoshta më të vështirin, që kur ka ardhur te Juventusi. Pas asaj mbrëmjeje të dobët në “Wanda Metropolitano” ndaj Stletiko Madrid në Champions League, portugezi ka stonuar edhe në kampionat.
Ishte një tjetër ndeshje “Jo” ajo ndaj Bolonjës për yllin e Juventusit dhe tashmë kanë nisur kritikat e para edhe për të. Shtypi sportiv e ka “masakruar”, duke dhënë vlerësime shumë të dobëta.
“La Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar një artikull formës së dobët të Ronaldos, ku thekson se ai duket shumë i lodhur. Madje, me ironi thuhet se duket sikur në fushë është vëllai binjak i 5 herë fituesit të “Topit të artë”. Mund të jetë thjesht një moment i keq për portugezin./vipsport/
Vlerësimet për Ronaldon për paraqitjen ndaj Bolonjës:
“TuttoMercatoweb.com”: 5,5
“La Gazzetta dello Sport”: 5
“Corriere della Sera”: 5
“Corriere dello Sport”: 5
“Tuttosport”: 5