Real Madrid-PSG zë gjithë fokusin e botës së futbollit këtë të mërkurë, 14 shkurt.

Gjithashtu, edhe faqet e para të gazetave kryesore të Barcelonës.

“Mundo Deportivo” godet yjet e të dyja ekipeve, në kopertinën e saj, ku janë në foto Ronaldo dhe Neymar, teksa ngre pyetjen-titull të madh. Kush është numri dy?.

Duket qartë se i kujton CR7 dhe Neymarit që numri një në botë është Lionel Messi.

Ndërkohë, “Sport” flet për ” Miedo escénico”. Luhet me atmosferën e “Bernabéut” dhe pasojat që mund të sjellin për Real Madridin dhe PSG-në duhet të bien jashtë.

“L’Esportiu”, nga ana e saj, i kushton vëmendje Sergio Busquets për ndeshjen e tij të 300-të./telesport/