Edhe gjatë ditës së sotme, në faqet e para të gazetave sportive vëmendja i është kushtuar incidentit të ndodhur me trajnerin Gjoka.
Vetë ai por edhe protagonistë të tjerë të Vllaznisë kanë dënuar një akt të tillë të rëndë dhe shumë të shëmtuar.
Kështu në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” është artikulli me titull: “Gjoka i thotë të gjitha. Duan të futin lojtarë me zor, Vllaznia shpëton nëse gjendet “koka” e atentatit”.
Po ashtu ka edhe një artikull tjetër ku shkruhet: “Ademi: KY, turpi më i madh i Shkodrës”.
Ndërsa në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” është artikulli me titull: “Gilman Lika: Koha të mbajmë pistoleta, ju tregoj tmerrin me Gjokën”.
Por per me teper, lexoni me poshte te plota faqet e para te gazetave te sotme sportive: