Deklaratat e djeshme të kryebashkiakes Ademi në komunikimin me qytetarët shkodranë në lidhje me çështjen e privatizimit të Vllaznisë, nuk mund të mungonin në faqet e para të gazetave të sotme sportive.
Po ashtu, edhe shqetësimi i figurave të ndryshme të sportit të këtij qyteti në lidhje me situatën tek kjo skuadër.Kështu, në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” është artikulli me titull: “Zmijani: Skënderbeu vendos të ardhmen e Vllaznisë”.
Ndërkohë në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” është artikulli me titull: “Ademi dhe privatizimi: Shkodranë e të huaj duan të investojnë”. Por për më shumë, lexoni më poshtë faqet e para të gazetave të sotme sportive: