Ashtu si një ditë më parë edhe sot, Vllaznia nuk ndodhet askund në asnjë nga titujt e faqeve të para të gazetave sportive.
Padyshim që mungesa e zhvillimeve në kampin shkodran apo dhe heshtja për shtyp e vendosur nga drejtuesit e klubit, ka patur ndikimin e vet në këtë mes.
Nga njëra anë më mirë kështu sepse ata kanë dashur të qëndrojnë larg vëmendjes së medias.
“Rregjimi i kazermës” që po aplikohet për skuadrën kuqeblu në prag të kësaj ndeshje shumë të rëndësishme, e ka të nevojshme edhe një anashkalim të tillë në media.
Por gjithsesi, për më tepër, lexoni më poshtë faqet e para të gazetave sportive të ditës së sotme: