Vëmendja më e madhe ditën e sotme në shtypin sportiv i është kushtuar zgjedhjes për herë të pestë të Armando Dukës në postin e presidentit të FSHF-së.

Por ka patur edhe pak hapësirë për ekipet e kampionatit shqiptar, përfshi këtu edhe Vllazninë.Kështu në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” është artikulli me titull: “Vllaznia, bashkia reagon për rrogat”.

Vetëm kaq. Nuk ka asgjë tjetër për sportin shkodran. Madje, në gazetën tjetër, atë “Sport Ekspres”, e gjithë faqja e parë i është kushtuar zgjedhjeve në FSHF duke anashkaluar gjërat e tjera.

Por për më tepër, lexoni më poshtë të plota faqet e para të këtyre gazetave të ditës së sotme: