Në faqet e para të gazetave të sotme sportive, sa i takon Vllaznisë dhe sportistëve shkodranë, më shumë vëmendje i është kushtuar një interesimi të Partizanit për mesfushorin Erald Çinari por nuk është lënë pas dore as ish-trajneri i kuqebluve. Kështu, në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” është artikulli me titull: “Partizani e do, Çinari: I përqendruar tek Vllaznia”. Po ashtu, në faqen e parë të kësaj gazete ka edhe një artikull që i kushtohet një trajneri shkodran ku shkruhet: “Armando Cungu, një ide për të kuqtë?”.

Edhe gazeta “Panorama Sport” i kushton rëndësi interesit të klubit të kuq për futbollistin shkodran dhe kryeartikulli është: “Çani gati valixhet, Partizani “peshkon” në Shkodër”. Kjo gazetë ndërkohë nuk ka asnjë lajm në faqen e parë për Vllazninë. Ndiqni më poshtë faqet e para të këtyre dy gazetave sportive të ditës së sotme.