Humbja e Shqipërisë ndaj Norvegjisë në miqësoren e mbrëmshme ka marrë vëmendjen e duhur në faqet e para të shtypit të sotëm sportiv.
Natyrisht duke anashkaluar lajmet rreth kampionatit shqiptar por tek- tuk nuk mungojnë dhe ato.
Kështu në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” është artikulli me titull: “Daja presion Vllaznisë: Nuk bëjmë dhurata”.
Po ashtu është edhe mbititulli ku shkruhet: “Trajneri i Skënderbeut: Keqardhje për shkodranët, por do të fitojmë sërish”.
Ndërsa në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” nuk ka asnjë artikull në lidhje me Vllazninë.
Por për më tepër, lexoni më poshtë të plota faqet e para të gazetave të sotme sportive: