Grumbullimi i kombëtares për ndeshjen e rradhës ka marrë vëmendjen e duhur në shtypin e sotëm sportiv megjithatë ka shkrime edhe për Superligën.
Kuptohet edhe për Vllazninë teksa i referohen një prononcimi të dhënë nga Edi Martini, ish- futbollisti dhe ish-trajneri i kësaj skuadre.
Kështu, në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” është artikulli me titull: “Martini: Bashkia rrënoi klubin, Vllaznia nuk bie nga Superiorja”.
Ndërkohë në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” nuk ka asnjë artikull për Vllazninë.
Por sakaq, ka një artikull për sulmuesin shkodran Hamdi Salihi në të cilin shkruhet: “Salihi kunj Panuçit: Futbolli s’është matematikë”.
Por për më shumë lexoni më poshtë faqet e para të plota të këtyre gazetave: