Gazetat sportive të ditës së sotme sërish nuk e kanë patur në qendër të vëmendjes Vllazninë dhe për rrjedhojë janë mjaftuar me artikuj të shkurtër ose edhe hiç në faqet e tyre të para. Nga dy të përditshmet sportive vetëm “Sport Ekspres” i ka kushtuar vëmendje ekipit shkodran. Në faqen e parë të tij ka një artikull me titull: “Beqiri: Beso Vllaznia, në Vlorë jo si inferiorë!”.

Për më tepër në lidhje me këtë prononcim të ish- kapitenit të kësaj skuadre, duhet të lexoni në faqet e brendshme të kësaj gazete. Sakaq, “Panorama Sport” nuk e ka parë të arsyeshme të ketë asnjë artikull për Vllazninë apo sportin shkodran në faqen e parë. Ja si janë hapur sot gazetat sportive:

© shkodrasport.com