Padyshim që interesi për ndeshjen Lushnja- Vllaznia ka qenë i madh sepse barazimi nuk i bënte punë asnjëherë dhe po ashtu edhe humbja do ta nxirrte secilën nga gara e pretendimeve për të qëndruar në Superligë.

Për këtë arsye, fitorja e kuqebluve dhe dy golat e Sukajt kanë marrë vëmendjen e duhur. Kështu, në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” është kryeartikulli me titull: “Feniksi Sukaj ringjall Vllazninë”.

Poshtë është nëntitulli ku shkruhet: “Fitore e artë në Lushnjë, në një ndeshje aspak të lehtë.

Sulmuesi shënon golat e parë shkodranë që prej vitit 2011 ndërsa në Lushnjë plasin akuzat për “pensionistë që shesin ndeshjet”.

Ndërkohë në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” është artikulli me titull: “Sukaj nxjerr Vllazninë nga kriza, plas tek Lushnja”. Por për më tepër, lexoni më poshtë të plota faqet e para të këtyre gazetave të ditës së sotme: