Asgjë të veçantë për Vllazninë dhe sportin shkodran në faqet e para të numrit të sotëm të gazetave sportive që dalin në vendin tonë. Natyrisht që nuk ka patur zhvillime ditën e djeshme dhe prandaj ka patur njëfarë anashkalimi. Megjithatë, në faqen e parë të “Sport Ekspres” ka një prononcim të ish- futbollistit dhe ish- trajnerit të Vllaznisë Roland Luçi, i cili në lidhje me skuadrën shkodrane deklaron: “Kjo skuadër nuk rrezikon rënien”.
Ndërkohë tek “Panorama Sport”, në faqen e parë të saj nuk ka asnjë shkrim në lidhje me Vllazninë. Ka vetëm një nëntitull për Veleçikun që “e bën festë” pas fitores së thellë në Velipojë. Vetëm kaq. Asgjë më shumë. Për më tepër, ndiqni më poshtë faqet e para të këtyre dy gazetave: