Sot luan Shqipëria me Kosovën një vëllazërore dhe ditën e djeshme trajneri Panucci ka dalë në një konferencë për shtyp, gjë që është pasqyruar në shtypin e shkruar sportiv.
Të dyja gazetat i kanë kushtuar vëmendje ndeshjes së kuqezinjve.
“Panorama Sport” ka përzgjedhur si artikuj kryesor atë të Evropës, teksa listohen emrat e klubeve që ekipet shqiptare do të kenë përballë.
Tirana zë vend të rëndësishëm, teksa është ish-trajneri Rubio që ka dhënë një intervistë.
Në merkato Sabien Lilaj, Gavazaj dhe Hasan Lika janë në qendër të vëmendjes.
Natyrisht qe nuk mungojne edhe lajmet rreth Vllaznise dhe kete here shkruhet per dy rrogat e vena gjobe nga drejtuesit e Vllaznise per futbollistet e kesaj skuadre.
Nga bota rikthimi i Balotelli-t, e ardhmja e Dybala, rrëfimi i Messi-t si dhe një sherr te Reali janë përzgjedhur si artikuj kryesor në faqen e parë.
Edhe “Sport Ekspres” është fokusuar te kupat e Evropës. Partizani do të marrë pjesë, ndërkohë që një prej lojtarëve është drejt largimit te Tirana.
Plani i Skënderbeut për merkaton, gjobat te Vllaznia dhe një interviste e Nijas Lenës janë përzgjedhur në artikujt kryesorë.
Në këtë gazetë te bota vend të rëndësishëm ka marrë Balotelli, Messi dhe përgjigja e Neymar për Real Madrid-in, që po tenton të blejë Mbappe.