Për të tretën ditë me rradhë në faqet e para të gazetave sportive që dalin në vend, nuk ka asnjë rresht për Vllazninë e futbollit. Por nga ana tjetër, sot i është kushtuar rëndësi suksesit të rradhës të atletit shkodran Izmir Smajlaj. Kështu në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” i kushtohet vëmendje sukseseve të atletëve tanë, ndër të cilët edhe shkodranit Izmir Smajlaj në garat e Stambollit. Për këtë arsye ka një artikull me titull: “Gega e Smajlaj, kampionë Ballkani”. Ndërkohë edhe në faqen e parë të “Panorama Sport” ka një artikull në lidhje me këtë sukses teksa shkruhet: “Smajlaj dhe Gega pushtojnë Ballkanin”. Por për më tepër, ndiqni më poshtë faqet e plota të gazetave të sotme sportive: