Humbja e Shqipërisë me Ukrainën është në qendër të vëmendjes, ashtu sikurse edhe trajnerin Christian Panucci. Flet edhe Duka për Italianin.

Kjo është tematika kryesore në faqen e parë të “Panorama Sport”, ndërkohë që edhe Neptun Bajko i ka bërë një analizë asaj që po ndodh me kuqezinjtë.

Nga vendi spikati lajmi për emërimin e Bledi Shkëmbit në krye të Teutës, si dhe tentativa e Partizanit për të bindur Milinkovic për pankinën.

Nga bota skenën e ka marrë Neymar, i cili u kthye me gol në miqësoren Brazil-Kroaci. Miqësorja e Spanjës m e Zvicrën, qëndrimi i Low pas humbjes me Austrinë dhe vendimi i Ronaldos për të marrë një truprojë, janë përzgjedhur për faqen e parë të kësaj gazete.

“Na ktheni Shqipërinë!” Gazeta “Sport Ekspres” hapet me një thirrje pas dy humbjeve radhazi të Shqipërisë. Shtatë golat e pësuar dhe eksperimentet e shumta nuk janë kapërdirë lehtë as nga tifozët, që kontestojnë kudo, në stadium e në rrjete sociale.

Nga vendi lajmi kryesor është arritja e marrëveshjes mes Tiranës dhe Muzakës. Gerhard Takaj flet për situatën te Skënderbeun, ndërsa Arapi pranon opsionin Partizani për të ardhmen.

Te Kukësi është ditë merkatoje, ndërkohë që flet edhe Bledi Shkëmbi pas emërimit si trajneri i Teutës. Brazili i Neymar dhe Italia e Mancinit janë në fokus tek lajmet e botës. /EDS/