Humbja në Durrës dhe problemet që rihapen për Vllazninë në luftën për mbijetesë, padyshim që kanë marrë vëmendjen e duhur në faqet e para të gazetave të sotme sportive.
Kështu, në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” është artikulli me titull: “Festë në Durrës, Teuta zhyt Vllazninë”.
Ndërsa në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” është artikulli me titull: “Teuta del në breg, Vllaznia në “frigorifer”.
Po ashtu, ka edhe lajme në lidhje me kampionatet e moshave ku shkruhet se Vllaznia U-17 vazhdon të ndjekë Tiranën kryesuese.
Nuk ka mbetur pa u pasqyruar as kampionati i kategorisë së dytë ku spikat fitorja e Veleçikut ndaj Vorës.
Por për më shumë lexoni më poshtë faqet e para të plota të këtyre gazetave: