Pragndeshja me Lushnjën ka sjellë një lajm shumë të mirë në kampin shkodran.

Mbrojtësi Renato Malota duket se po i lë pas problemet që ka patur dhe është bashkuar me ekipin në stërvitje.

Një gjë e tillë është pasqyruar edhe sot në faqet e para të shtypit sportiv duke u konsideruar si një lajm shumë i mirë për Vllazninë.

Në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” është artikulli me titull: “Mbyllet odiseja, Renato Malota del sot në stëvitje”.

Ndërsa në gazetën “Panorama Sport” vjen artikulli me titull: “Malota kthehet te Vllaznia. Jam i pastër”.

Po ashtu tek ky shkrim është edhe mbititulli: “Gjykata ndryshon masën e sigurisë, mbrojtësi i bashkohet ekipit dhe qetëson Gjokën”.

Por për më shumë, lexoni më poshtë faqet e para të plota të këtyre gazetave të ditës së sotme: