“vjedhja” që arbitri Hamiti i bëri Vllaznisë dje në ndeshjen me Kukësin, ka marrë jehonë edhe në faqet e para të shtypit të sotëm sportiv.
Si kudo tjetër, edhe në to, padyshim që të gjithë janë dakord se shkodranët janë ndëshkuar në mënyrë të padrejtë në këtë takim.
Kështu në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” është artikulli i madh me titull: “Kukësi fiton me polemika, Gjoka: Vllazninë e vodhën”.
Më poshtë është nëntitulli ku shkruhet: “Trajneri i shkodranëve: Gjyqtari si ata që të fusin dorën në xhep…”.
Ndërsa në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” është artikulli me titull: “Vjedhja e rradhës, e pëson Vllaznia”.
Për më shumë, lexoni më poshtë faqet e para të këtyre gazetave të ditës së sotme: