Humbja e djeshme në ndeshjen ndaj Partizanit dhe “zhytja” në vendin e parafundit në renditje, ka qenë edhe sot në qendër të vëmendjes të shtypi sportiv. Kështu, në faqen e parë të “Panorama Sport” është titulli: “Partizani ia kalon krizën Vllaznisë”. Nga ana tjetër tek “Sport Ekspres” flitet për merkato dhe titulli i kësaj gazete është: “Kamardare për Partizanin, Vllaznia shpreson te janari”. Kuptohet që Vllaznia gjithmonë është në vëmendjen e medias dhe për më tepër për situatën që ajo po kalon.
Të gjithë presin njëfarë reagimi dhe ndryshimi të gjendjes të klubit më të vjetër në Shqipëri. Për më tepër, ndiqni faqet e para të gazetave sportive të ditës së sotme: