Ndërprerja e kontratës me sulmuesin Charles Atsina ka marrë vëmendjen edhe në titujt e gazetave sportive të ditës së sotme. Kështu, në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” është artikulli me titull: “Vllaznia,Atsinës i japin duart “me stil”.
Ndërkohë në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” nuk ka asnjë artikull në lidhje me Vllazninë. Kuptohet, “dueli” Duka- Fino dhe debati i mbrëmshëm në TV ka marrë vëmendjen edhe të mediave.
Natyrisht kjo është çështja e këtyre ditëve megjithatë duket disi e pakuptimtë heqja e vëmendjes edhe nga skuadrat e tjera të kampionatit shqiptar.
Por për më tepër, lexoni më poshtë faqet e para të gazetave sportive të ditës së sotme: