Problemet financiare të Tiranës nuk janë një problem i ri. “Panorama Sport” e hap gazetën sot me një vendim të Bashkisë Tiranë për të audituar klubin.
Fokusin më pas e merr Shqipëria, që sonte luan miqësoren kundër Ukrainës në Francë. Futbolli i vendit ka disa lajme interesante, me Arbnor Fejzullahin që flet për të ardhmen, akordin e Kukësit me Kalanë, apo kushtin që Flamurtari do të vendosë në kontrata për futbollistët.
E ardhmja e Vllazninë, ndryshimet që do të bëhen si dhe një intervistë e Radas zënë vend në faqen e parë. Nga bota veçohet mbi të tjerat miqësorja e Gjermanisë me Austrinë, si dhe gjendja e portierit Neuer.
E ardhmja e CR7, Lista e Belgjikës dhe plasni i Argjentinës janë artikujt e tjerë kryesorë.
“Sport Ekspres” e hap gazetën me ndeshjen që Shqipëria luan sot me Ukrainën.
E ardhmja e Fejzullahit dhe trajneri i ri i Flamurtarit janë në qendër të vëmendjes, për të vijuar me deklaratën e Kalasë, që do të jetë lojtari më i ri i Kukësit.
Cetkovic në modë në Superiore, ndërkohë që Culum i Partizanit ka një kusht për të qëndruar në kryeqytet.
Nga lajmet e botës Neuer dhe Gjermania marrin vëmendjen kryesore, sikurse edhe situata financiare tek Interi, që duhet të sigurojnë 45 milionë euro për të rregulluar bilancin. /EDS/